image Koronavirusi rikthehet në qytetin italian

Botë

Koronavirusi rikthehet në qytetin italian

news image

Koronavirusi nuk ka të ndalur. Vala e dytë e këtij infeksioni është rikthyer në qytetin Veneto të Italisë.

“Po hedhim në plehra 4 muaj masash”, këto ishin fjalët e guvernatorit të Venetos, Luca Zaia, pasi u njoftua se indeksi R që mat epideminë e koronavirusit ka kaluar ditëve të fundit nga 0.43 në 1.63.

Vatra të shumta po dalin përditë në këtë rajon, i cili ësht ndër të parët që u godit nga pandemia e COVID-19.

Një nga vatrat më shqetësuese vjen nga një lokalitet pranë Vicencës, ku rreth 90 persona janë nën hetim epidemiologjik pasi një menaxher i një sipërmarrje të produkteve metalike ishte kthyer nga Serbia. Ai bashkë me kolegët e tij kishin rënë në kontakt me një person të zonës, i cili doli i infektuar.

Por në mënyrë të papërgjegjshme, personi ishte kthyer në Itali me 25 qershor, kishte marrë pjesë dy ditë më vonë në një varrim dhe më pas në një ditëlindje./Gazeta Sinjali/