image Koronavirusi po vazhdon të marrë jetë, vdes personi i katërt i infektuar në Austri

Botë

Botë/ Koronavirusi po vazhdon të marrë jetë, vdes personi i katërt i infektuar në Austri

news image

Në Austri është duke u rritur numri i të infektuarve me koronavirus, por edhe numri i viktimave – deri më tani në këtë vend nga pasojat e COVID-19 kanë humbur jetën katër persona.

Siç raportojnë mediat austriake, në Vjenë ka ndërruar jetë një grua 48-vjeçe e cila për shkak se ishte infektuar u vetëizolua në shtëpinë e saj.

Ajo ende nuk po llogaritet zyrtarisht si viktimë e koronavirusit, pas pritet të dalin rezultatet e obduksionit që zbulojnë shkakun e vdekjes. Deri më tani nuk dihet nëse kjo grua ka vuajtur nga ndonjë sëmundje tjetër.

Por, ajo çfarë dihet është se kishte rezultuar pozitive në testin e koronavirusit, dhe se kishte vendosur të vetëizolohet pasi asokohe nuk kishte simptoma edhe aq të theksuara.

Në Austri aktualisht në qendrën e kujdesit intensiv janë shtrirë 12 persona, kurse 100 tjerë me simptoma më të lehta. E mbi 1 mijë tjerë të infektuar janë vetëizoluar nëpër shtëpitë e tyre./Gazeta Sinjali/