image Koronavirusi po përhapet shpejt në Francë, shënohet rasti i pestë

Botë

Botë/ Koronavirusi po përhapet shpejt në Francë, shënohet rasti i pestë

news image

Është konfirmuar edhe rasti i pestë i koronavirusit në Francë.

Rastin e konfirmoi ministrja e shëndetësisë, Aniez Buzen, sipas së cilës bëhet fjalë për vajzën e një burri 80-vjeçar, i cili gjithashtu është i infektuar dhe është në spital.

Buzen dje njoftoi se Franca do të dërgojë një aeroplan për të kthyer shtetasit e saj që ndodhen në epiqendrën e virusit Wuhan të Kinës, ndërsa aeroplani i dytë do të niset sot ose të premten./Gazeta Sinjali/