image Koronavirusi në Shqipëri, rritet numri i viktimave

Shqipëri

Koronavirusi në Shqipëri, rritet numri i viktimave

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë vdekur 10 persona si pasojë e infektimit me COVID-19. Ndërsa të infektuarit e rinj janë 435 nga 3549 testime të kryera.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 10 qytetarë: Dy qytetarë 43 vjeçarë nga Elbasani dhe Durrësi, një qytetar 44 vjeç nga Lushnja, katër qytetarë nga Tirana 52-86 vjeç, një qytetar 61 vjeç nga Berati, një qytetar 69 vjeç nga Shkodra, një qytetar 77 vjeç nga Kuçova”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë atje.

Janë shëruar 446 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,883 që nga fillimi i pandemisë.

Janë 6,268 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (17 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        435

Të shëruar në 24 orë      446

Të shtruar në spitale       163

Humbje jete në 24 orë    10

Testime ditore                2,193

Testime totale              1,259,366

Raste pozitive                177,971

Raste të shëruara          168,883

Raste Aktive                     6,268

Humbje jete                      2,820

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            2,997

Durrës            721

Fier                 704

Shkodër         514

Elbasan          231

Gjirokastër      205

Berat              194

Lezhë             188

Vlorë               121

Korçë              155

Kukës             156

Dibër               82

/GazetaSinjali/