image Koronavirusi në Shqipëri? Reagon ashpër kryeministri Edi Rama

Rajon

Frika/ Koronavirusi në Shqipëri? Reagon ashpër kryeministri Edi Rama

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërisë, por si për të gjithë botën, është një kërcënim potencial.

Sipas tij, janë marrë të gjitha masat në rast se Shqipëria do të duhej të përballet me këtë virus.

Rama përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Facebook i është drejtuar qytetarëve duke kërkuar që të mos binë pre e mendjeve të shthurrura.

“Të njëjtat mendje të shthurura, që ju shqetësuan keq me lajmet fallco dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim”, ka shkruar Rama./ Gazeta Sinjali/

????KORONAVIRUSI NUK E KA PREKUR SHQIPËRINË! POR SI PËR GJITHË BOTËN ËSHTË NJË KËRCËNIM POTENCIAL, PËR TË CILIN JANË MARRË TË GJITHA MASAT NË RAST SE DO TË NA DUHET TA PËRBALLIM????TË NJËJTAT MENDJE TË SHTHURRURA, QË JU SHQETËSUAN KEQ ME LAJMET FALLCO DHE ME GOJËLIGËSINË E TYRE GJATË DITËVE E NETËVE TË GJATA PAS TËRMETIT, JANË NË VEPRIM????MOS BINI PRE E TYRE DHE JINI TË SIGURT SE SHTETI SHQIPTAR PO E BËN PREJ KOHËSH DETYRËN PËR TË QENË NË GATI NË RAST SHFAQJEJE TË KORONAVIRUSIT, TË CILIN JEMI TË GATSHËM TA PËRBALLIM ME ORGANIZIM DHE PROFESIONALIZËM TË LARTË

Posted by Edi Rama on Sunday, February 23, 2020