image Koronavirusi në Kosovë: ATK-ja inkason rreth 13 milionë euro më pak të hyra

Ekonomi/ Koronavirusi në Kosovë: ATK-ja inkason rreth 13 milionë euro më pak të hyra

news image

Vendimi i Ministrisë së Financave dhe Transfereve për shtyrje të afatit për deklarim dhe pagesave të tatimeve deri më 30 prill, ka ndikuar në mosrealizimin e të hyrave dhe për muajin mars.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, në një intervistë për EO, ka thënë se rreth 13 milionë euro janë të hyrat të cilat janë reduktuar si rezultat i situatës me pandeminë Coronavirus.

 “Tashmë siç jeni informuar edhe ju, ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve ka marrë vendim për zgjatje të afatit për deklarim dhe pagesave të tatimeve deri më 30 prill, gjë që kjo u ka mundësuar bizneseve që të shtyjnë deklarimet dhe pagesat e tatimeve”.

“Sigurisht se disa prej tyre mund të kenë vështirësi financiare dhe disa pasi që ju ka dhënë kjo e drejtë kanë zgjatur të drejtën e tyre për të paguar tatimet, gjë që kjo ka reduktuar në mosrealizim të të hyrave dhe për muajin mars, mund të themi se rreth 13 milionë euro janë të hyrat të cilat janë reduktuar si rezultat i situatës së krijuar”, ka thënë ai.

Murtezaj u shpreh se trendi i të hyrave para fillimit të pandemisë, ishte i kënaqshëm, teksa thotë se trendi filloi të shënojë rënie.

“Deri më 17 mars, ne kemi pasur një trend të të hyrave të kënaqshëm, në raport me planin e parashikuar, ku deri me këtë datë kemi pasur tejkalim të planit rreth 3 për qind dhe të të hyrat më tepër sesa periudha e njëjtë, pra 1 janar deri më 17 mars, kemi pasur 11.2 për qind më tepër sesa periudha e njëjtë e vitit kaluar. Ndërsa, pas kësaj date, ky trend ka filluar të zbehet të shënojë rënie”, ka thënë Murtezaj.