image Koronavirusi ndikon në varfërimin e të paktën 400 mijë personave në Ballkanin Perëndimor

Rajon

Koronavirusi ndikon në varfërimin e të paktën 400 mijë personave në Ballkanin Perëndimor

news image

Banka Botërore vlerësoi se në Ballkanin Perëndimor, nëse qeveritë nuk do të vendosnin masa të caktuara, kriza e koronavirusit ‘do të dërgojë’ të paktën 400 mijë njerëz në varfëri, dhe nëse zgjat më shumë edhe 950 mijë në periudhën nga qershori deri në gusht.

Ekonomisti i Bankës Botërore Trang Van Nguyen theksoi se, duke pasur parasysh paqartësinë e mëtutjeshme dhe valën e dytë të pandemisë, situata mund të jetë edhe më e keqe.

Në disa vende të Ballkanit Perëndimor si pasojë e numrit të lartë të rasteve me koronavirus janë vendosur masa strike, duke kufizuar qarkullimin dhe mbylljen e bizneseve. /Gazeta Sinjali/