image "Koronavirusi mund të vras deri në 200 mijë amerikanë", Trump zgjat kufizimet deri në 30 prill

Masa/ “Koronavirusi mund të vras deri në 200 mijë amerikanë”, Trump zgjat kufizimet deri në 30 prill

news image

Presidenti i ShBA, Donald Trump ka deklaruar se udhëzimet për parandalimin e koronavirusit do të shtrihen të paktën deri në 30 prill.

Ndërkohë më parë, Presidenti Trump kishte thënë se masat kufizuese do të ishin deri për pashkët.  

“Piku më i lartë  i nivelit të vdekjes ka të ngjarë të ndodhë brenda dy javësh,” tha Trump.

Presidenti akuzoi spitalet se po grumbullojnë respiratorë, për të cilët kërkesa është mjaft e madhe.

Ai tha se çdo spital që nuk i përdor respiratorët duhet t’i dorëzojë ato. Pak ditë më parë Presidenti Trump përdori fuqitë e emergjencës për t’i kërkuar firmës General Motors të prodhojë respiratorë për pacientët e koronavirusit, pasi e kishte akuzuar më parë këtë kompani se po harxhonte kohën me negociata.  Ai shprehu më tepër optimizëm për firmën General Motors, duke thënë se ajo po punon fort. 

Administrata e tij është nën presion për të shtuar prodhimin e respiratorëve, që janë me rëndësi kritike për të shpëtuar pacientët me komplikacione nga koronavirusi.

Ndërkohë këshilltari i shëndetësisë në Shtëpinë e Bardhë ka paralajmëruar se koronavirusi mund të vrasë deri në 200 mijë amerikanë.

Doktor Anthony Fauci tha se është “plotësisht e imagjinueshme” që miliona amerikanë përfundimisht mund të infektohehen nga virusi i ri./Gazeta Sinjali/