COVID-19

Të infektuar

94

Të sheruar

2

Të vdekur

1

Shëndetësi/ Koronavirusi, konfirmohen 3 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

news image

Numri i rasteve të personave të prekur me koronavirus është rritur këtë të hënë me 3 raste të reja në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë përmes një deklarate për mediat bën me dije se tre personat e infektuar janë familjarë të çiftit tashmë të infektuar nga Dibra.

“Pacientët pozitivë, nga e premtja, 6 marsi, kanë qenë në izolim shtëpiak, që nga sonte ata do të trajtohen në spital pranë Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Febrile në Shkup”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.

Kjo e çon në 7 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në Maqedoninë e Veriut. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin