image Koronavirusi ia merr jetën ish-zyrtarit të Gjykatës Kushtetuese

Shëndetësi

Koronavirusi ia merr jetën ish-zyrtarit të Gjykatës Kushtetuese

news image

Shefqet Berisha që dikur kryesonte Departamentin për Burime Njerëzore në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Sinjalin.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook kolegu i tij, Bashkim Përçuku.

“Sot morëm lajmin e hidhur për vdekjen e kolegut tonë të dashur Shefqet Berisha (nga virusi Covid19). I shprehim ngushllime familjes, kolegëve dhe shoqërisë, duke e përkujtuar përgjithmonë, si intelektual, profesionist, vizionar, i pa lodhshëm, i buzëqeshur, të gjitha…”,, ka shkruar Përçuku.

https://www.facebook.com/bashkim.perquku/posts/3241508655894989

Gazeta Sinjali ka raportuar se sot gjatë ditës kanë vdekur edhe dy pacientë me koronavirus sot në Kosovë. Një ka ndërruar jetë në Spitalin e Gjilanit dhe një tjetër në Spitalin e Gjakovës./Gazeta Sinjali/