image Koronavirusi i merr jetën komedianit të njohur

Bota e Yjeve

Tragjike/ Koronavirusi i merr jetën komedianit të njohur

news image

Shuhet në moshën 78 vjeçare komediani i njohur britanik, Edëard Hugh McGinnis, i njohur me emrin artistik Eddie Large.

Komediani i njohur nga Skocia ndërroi jetë gjatë ditës së sotme për shkak se ishte infektuar nga koronavirusi.

Mësohet se ai kishte qenë në spital pasi kishte pësuar infarkt, përpara se të kontraktonte virusin vdekjeprurës.

Lajmi është konfirmuar nga djali i tij Ryan McGinnis, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Babai im ndërroi jetë në orët e para të këtij mëngjesi. Ai kishte vuajtur nga infarkti i zemrës dhe për fat të keq, ndërsa ishte në spital, kontraktoi koronavirusin, dhe zemra e tij për fat të keq nuk ishte aq e fortë sa ta luftonte”, shkruan Ryan McGinnis.