image Koronavirusi dhe gruaja mund ta çojnë Robert de Niron drejt falimentimit

Film

Koronavirusi dhe gruaja mund ta çojnë Robert de Niron drejt falimentimit

news image

Roberto De Niro thotë se është në prag të falimentimit anipse është aktori më i paguar në botë, me një fitim prej 96 milionë dollarësh vetëm midis qershorit 2019 dhe qershorit 2020.

Shkaku besohet të jetë kriza globale e lidhur me pandeminë, e cila do të ndikonte dukshëm në financat e tij si dhe një rast divorci nga gruaja e tij, Grace Hightower. Ajo ankohet për kufizimin e limitit për të tërhequr para nga karta e saj e kreditit nga 100 mijë në 50 mijë dollarë në muaj.

Gruaja, me të cilën De Niro ka pasur një marrëdhënie të trazuar që nga viti 1997, duke bërë kërkesë për divorc në vitin 2018, gjithashtu ka bërë të ditur që fëmijët e tyre janë dëbuar nga pasuritë e patundshme ku superylli i Hollivudit po kalon izolimin.

Juristët që merren me çështjen, megjithatë, kanë nënvizuar se si shkurtimi i disponueshmërisë financiare mujore të gruas është për shkak të vështirësive reale financiare të De Niros, i cili për shkak të pandemisë pësoi një humbje të rëndë të lidhur me mbylljen e aktiviteteve të tij, zinxhiri i restoranteve Nobu dhe Hotel Greenwich.

Caroline Krauss, avokati i De Niro, i shpjegoi gjykatës sesi aktori humbi 3 milionë dollarë vetëm në muajin prill dhe 1.87 milion në muajin maj.

Avokati i gruas së tij, Kevin McDonough, megjithatë, u përgjigj në një mënyrë po aq paramenduese: “De Niro po përdor pandeminë për të ulur paratë që i detyroheshin zonjës Hightower.”

Gjyqi aktualisht është duke u zhvilluar./Gazeta Sinjali/