image Dialogu Kosovë - Serbi/ Lajçak dhe Bislimi koordinohen për hapat e ardhshëm

Politikë

Dialogu Kosovë – Serbi/ Lajçak dhe Bislimi koordinohen për hapat e ardhshëm

news image

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka nisur sot vizitën treditore në Kosovë.

Lajçaku ka drekuar sot me kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi.

Përmes Twitter-it, Lajçak thotë se ka pasur diskutime të thella në përgatitje për hapat e ardhshëm të procesit të dialogut.

Me Zëvendëskryeministrin e Parë të Kosovës dhe Kryenegociatorin Besnik Bislimi, pata një diskutim të thellë si vazhdim i takimit nga java e kaluar në Bruksel dhe përgatitjet për hapat e ardhshëm të procesit të dialogut”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak po ashtu u takua sot edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

/GazetaSinjali/