image Konsumimi i ushqimeve të përpunuara dhe rreziku i shtuar nga kanceri

Ushqime

Konsumimi i ushqimeve të përpunuara dhe rreziku i shtuar nga kanceri

news image

Studiuesit amerikanë kanë zbuluar se njerëzit që konsumojnë ushqime të përpunuara, kanë një rrezik më të lartë për paraqitjen e sëmundjeve të kancerit.

“Ushqime të tilla janë ato me fjalë të panjohshme dhe të padallueshme në listën e përbërësve, karamelet që e kthejnë gjuhën tuaj në blu, supa të konservuara të mbushura me aromë artificiale, aditivë ose emulsifikues” – thonë eksperët amerikanë, raporton CNN.

Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë ushqime ultra të përpunuara, janë në mbipeshë dhe kanë probleme me zemrën, diabetin dhe rrezik të shtuar të kancerit të zorrëve.

Ajo që shkencëtarët zbuluan, ishte se një rritje prej 10 përqind e konsumimit të ushqimeve ultra të përpunuara në dietë, shoqërohej me një rritje të madhe të rreziqeve për kancerin e përgjithshëm dhe kancerin e gjirit.

Ushqimet ultra të përpunuara janë duke u konsumuar më shumë në gjithë botën. Një studim i vitit 2016 zbuloi se 60 përqind e kalorive në dietën e amerikanëve vijnë nga këto lloj ushqimesh.

Ekspertët sugjerojnë që të keni në dietën tuaj, drithëra, pemë, perime, lëngje dhe ushqime të tjera të shëndetshme. Gazeta Sinjali