image Konsumi i rrymës rritet për 13 % në tre muajt e parë të këtij viti

Sociale

Konsumi i rrymës rritet për 13 % në tre muajt e parë të këtij viti

news image

Konsumi i energjisë elektrike është rritur për 13 % në Kosovë për tre muajt e parë të vitit 2021, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu thuhet në raportin “Bilanci i Energjisë TM1 2021”, publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

“Në tremujorin e parë të vitit 2021, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1,510.6 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2020), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 13.52 %”, thuhet në raport.

Tutje aty ceket se në këtë periudhë, Kosova ka eksportuar 422.6 GWh energji elektrike kurse ka importuar 918.3 GWh.

Ndërsa, sasia bruto e energjisë elektrike e prodhuar ne Termocentrale është 1655.1 GWh, kurse në hidrocentrale është rreth 85.6 GWh. /Gazeta Sinjali/