image Konstituohet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

Financa

Konstituohet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

news image

Është konstituuar Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, transmeton Gazeta Sinjali.

Kryetar i këtij Komisioni do të jetë Armend Muja, ndërsa anëtarë, Eman Rrahmani, Visar Korenica dhe Jeta Statovci nga Lëvizja Vetëvendosje, Bedri Hamza dhe Mergim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti dhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Duda Balje nga Grupi Parlamentar Multietnik dhe Verica Ceranic nga Lista Serbe.

Kryetari i komisionit, Armend Muja ka thënë se nga Komisioni për Buxhet dhe Financa me vendim të kryesisë së Kuvendit është riemëruar në Komision për Buxhet, Punë dhe Transfere, shkruan KOHA.

“Ky komision në kuadër të fushëveprimit ka elementin funksional dhe shërben si komision i përhershëm. Në kuadër të kompetencave ky komision shqyrton, analizon çështjet që lidhen me buxhetin financiar të agjencive të pavarura, shqyrton buxhetin e shtetit, mbikëqyr Bankën Qendrore, Fondin Pensional OSHP-në dhe Komisionin për Ndihmë Shtetërore. Ky komision shqyrton të gjitha projektligjet që derivojnë nga komisionet tjera. Komisioni është dakorduar që të takohen çdo të mërkurë prej orës 10:00. Javën e ardhshme na presin disa çështje, si ndarja buxhetore për RTK-në, raporti preliminar financiar për ekzekutimin e buxhetit, raporti financiar i Qeverisë, etj”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/