Është rikthyer në skenë një prej videove të kryeparlamentarit aktual, Glauk Konjufca.
Dhe kjo po ndodh pikërisht në ditën kur Gazeta Nacionale mori dhenë në rrjetet sociale, pasi publikoi notat e shkollës së mesme të deputetit Dimal Basha.
Këtij të fundit iu postua një dëftesë në të cilën shihej se përveç notave tjera të dobëta, kishte marrë edhe një njësh (1-sh) në lëndën e Biologjisë, e që më pas e kishte bërë ‘dysh’ (2-sh) duke marrë pjesë në riprovim.
Nuk dihet saktësisht se cilit deputet po i thoshte, por Konjufca po shprehej në një mënyrë mjaft interesante që gjen rezonancë sot kur iu publikuan notat e dobëta deputetit Dimal Basha.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: