image Konjufca: Vendimi i KQZ-së për moscertifikimin e Kurtit do të shpallet vepër penale

Politikë

Konjufca: Vendimi i KQZ-së për moscertifikimin e Kurtit do të shpallet vepër penale

news image

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur rreth kandidimit të kreut të VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Konjufca u shpreh se nuk është temë diskutimi se kush do të prijë listës zgjedhore nëse kreut të VV-së do t’i refuzohet kandidimi për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Mendoj që kjo temë nuk është aktuale sepse e para është fakti që kjo është e padrejtë dhe me padrejtësinë duhet me u marrë jo me kalu lehtë. Hajt se këtu u shkel. Ky nuk është diskutim në Vetëvendosje, sepse unë mendoj që nuk duhet me tregu çka do të bëjë Albini, unë mendoj që duhet me u marrë çka po bën Valdete Daka”, tha Konjufca në TV Dukagjini.

Po ashtu, ai u shpreh se vullneti i kryetares së Komisionit Zgjedhor, Valdete Daka është eliminimi i Kurtit e që këtë po e bënë hapur edhe në media.

Ai tha se vendimi i KQZ-së për moscertifikimin e kandidimit të Kurtit në këto zgjedhje, shumë shpejt do të shpallet vepër penale.

“Në raport me Valdete Dakkën nuk është shumicë, është vullneti i kryetares me eliminu Albin Kurtin i veti personal, po e thotë hapur në media. Ajo nuk e ka hiq mirë dhe mendoj që herëdokur por jo gjatë, por shumë shpejt ajo prej instancave juridike ka me u shpallë vepër penale, sepse nuk po bëhet punë hajgare, kemi të bëjmë me drejtat e njeriut”, shtoi ndër të tjera Konjufca./Gazeta Sinjali/