image Konjufca thotë se protestat janë të pashmangshme

Kosovë

Konjufca thotë se protestat janë të pashmangshme

news image

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka thënë se VV-ja gjatë ditës së nesërme nuk ka ftuar protesta, por ai ka deklaruar se protestat e shoqërisë civile apo individëve i përshëndesin.

Edhe pse Konjufca nuk ka paralajmëruare protesta për ditën e nesërme, ai ka shtuar se protestat janë të pashmangshme.

“Nuk mund të shpjegoj krejt atë veprimtarinë e VV-së në ditën e nesërme. Ka qenë mbledhja me e rëndësishme në mesditë, natyrisht që janë marrë vendimet më të rëndësishme”, ka thënë Konjufca, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka uruar që Qeveria Hoti të mos kalojë përmes votave të deputetëve.

“Nesër unë uroj që koj lojë e neveritshme dhe gërditshme me vullnetin e popullit të Kosovës le të themi një atentat në vullnetin e popullit të Kosovës nuk do të kalojë përmes votave, por mjafton që ata po tentojnë.

Protestat ne nuk kemi lajmëruar, kështu që sa i përket protestës se mund të ketë shoqëria civile, individ që do të mblidhen tek sheshi ne e përshëndesim, por VV-ja vetë nuk ka thirrë protestë, por ajo çka mundem me thanë sonte është që protestat janë të pa shmangshme”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/