image Konjufca: Tash është më e lehtë për VV-në që të bashkëpunojë me PDK-në e LDK-në

Politikë

Konjufca: Tash është më e lehtë për VV-në që të bashkëpunojë me PDK-në e LDK-në

news image

PDK dhe LDK iu nënshtruan zgjedhjeve të brendshme pas zgjedhjeve në nivel qendror ku kishin rezultatin më të dobët në historitë e tyre. Prej këtyre zgjedhjeve dolën dy kryetarë të rinj në dy partitë dhe Konjufca thotë se kjo është diçka natyrale.  

“I shoh pozitivisht. Dua të them se kjo është diçka natyrale. Është diçka që ndodh zakonisht në natyrë, botë dhe shoqëri. Këta janë një brez i mesëm i politikanëve që po vijnë. Këta janë gjeneratë që e kanë përjetuar luftën. Është ecje e natyrshme e shoqërisë. Lumiri është dy vjet më i ri se unë. Memli një vit më i vjetër. Subjektet e kanë pranuar se duhet të ndryshojnë dhe mendoj se kjo është më mirë”, tha ai në t7.

Ai tutje tha se kjo i hap rrugë VV-së për bashkëpunim me partitë tjera.

“Është shumë më lehtë për LVV-në që të bashkëpunojmë. Për arsye se nuk janë sikur ata të mëparshmit të ngarkuar me atë kategorinë e intrigës. Për arsye se të pengoj tjetri që ka fituar besim tek populli e ta rrëzoj. Në vend se të bashkëpunonin për të mirën e popullit ata punonin kundër njëri-tjetrit dhe mendoj se populli u lodh nga kjo dhe vendosi për ndryshim. Këtë e kam vërejtur tek Lumiri e Memli. Tek kritikat e tyre që kam vërejtur nuk është sharja apo parimi ad hominem. Pra që të ketë dicka personale kundër tij. Pra e keni parë se me numrat e rritura, nuk ka vallëzuar askush mbi këta numra, sikur dikush. Por kanë kërkuar front të përbashkët në këtë luftë”, përfundoi ai. /GazetaSinjali/