image Konjufca takohet sot me Lajçakun

Politikë

Konjufca takohet sot me Lajçakun

news image

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, sot do të pres në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku është shtuar se Konjufca dhe Lajçaku do të takohen në orën 08:45 në mëngjes.

Takimi do të mbahet në kabinetin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka arritur të mërkurën në Prishtinë, për vizitën e tij treditore në Kosovë.

Lajçak gjatë kësaj vizite do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj.

Diplomati sllovak planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit.

/Gazeta Sinjali/