image Konjufca: Serbia po do ta sfidojë Kosovën përmes shfaqjes së forcës, ajo mund të sakrifikojë edhe njerëz për ta arritur qëllimin

Politikë

Konjufca: Serbia po do ta sfidojë Kosovën përmes shfaqjes së forcës, ajo mund të sakrifikojë edhe njerëz për ta arritur qëllimin

news image

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Serbia po dëshiron që ta sfidojë shtetin tonë përmes shfaqjes së forcës së saj, transmeton Sinjali.

Konjufca është shprehur se Kosova duhet t’i përgjigjet këtij spektakli të Serbisë me mekanizmat e së drejtës dhe jo të forcës.

“Unë po mendoj se tash Serbia ka hyrë në një cikël ku po dëshiron që ta sfidojë Kosovën përmes shfaqjes së forcës së saj”. Ky është spektakël i shfaqjes së forcës. Tash, kundër strategjia është me iu përgjigj me mekanizmat tonë të së drejtës. Jo para se gjithash të forcës, por të të drejtës”, ka thënë Konjufca në Rubikon.

Sipas tij, në disa pjesë shteti i ka të gjitha mjetet, ndërsa në veriun e vendit mundësitë janë më të pakta dhe për këtë fajëson rrethanat nga koha e pasluftës.

“Në disa pjesë i kemi të gjitha mjetet, në pjesën e veriut të Kosovës kemi më pak mundësi për shkak të rrethanave që i kemi qe 23 vjet. Mirëpo kur të merresh me rrethanat, është shumë mirë ta kuptosh vetveten kah po ja man. A je duke bërë veprime në drejtim të çmontimit të rrethanave të këqija, apo po i betonon ato?”, ka thënë kryeparlamentari.

Konjufca ka deklaruar se sundimi i ligjit jo çdo herë ka të bëjë me forcën, por bëhet forcë kur ka shkelje të ligjit.

“Nuk e përjashtojmë se Serbia mund të sakrifikojë edhe njerëz për ta arritur qëllimin. Për këtë arsye po them se na nevojitet maturi”.

/GazetaSinjali/