image Konjufca: Presidenti Thaçi po më pengon edhe mua në punë

Politikë

Konjufca: Presidenti Thaçi po më pengon edhe mua në punë

news image

Ministri në detyrë i Punëvë të Jashtme Glauk Konjufa e ka përkufizuar betejën mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurtit si “betejë e popullit për ndryshim në Kosovë”.

“Mendoj që beteja mes Albin Kurttit dhe Hashim Thaçit është betejë e popullit të Kosovës për të sjellë ndryshim në Kosovë dhe kjo është betejë shumë e gjatë – që 20 vjet po ndodh. Ndryshimi duhet të ndodhë në drejtësi, anti-korrupsion dhe në ato që ne i kemi përfaqësuar si ide elektorale”, ka thënë Konjufca.

Tutje ai deklaroi se presidenti po e pengon edhe punën e tij si ministër i Punëve të Jashtme.

“Presidenti po më pengon edhe mua në punë. Unë si ministër e kam për kompetencë për nevoja të Ministrisë së Punëve të Jashtme të kthejë disa njerëz që unë mendoj se duhet të kthehen, derisa presidenti ka dalë dhe ka thënë ‘jo, nuk mund t’i kthesh’. E ushtron të drejtën e vetos të cilën nuk e ka”, tha Konjufca në Rubikon./Gazeta Sinjali/