image Konjufca pas zjarrit në Turqi: Ndajmë dhembjen për jetët e humbura

Kosovë

Konjufca pas zjarrit në Turqi: Ndajmë dhembjen për jetët e humbura

news image

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka reaguar pas zjarrit që e ka kapluar shtetin turk ku u raportua për 4 të vdekur.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka thënë se ndan dhembjen dhe keqardhjen e thellë me Turqinë.

“Ndajmë dhembjen dhe keqardhjen e thellë me Turqinë mike për jetët e humbura dhe dëmet e pësuara nga zjarret gllabëruese që kanë përfshirë jugun e shtetit turk.

Ngushëllimet tona për të afërmit e viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit në këtë fatkeqësi”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/