image Konjufca pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Badihava paska votu qytetari edhe badihava voton

Politikë

Konjufca pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Badihava paska votu qytetari edhe badihava voton

news image

Ministri në detyrë i Punëve të jashtme, Glauk Konjufca ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen e dekretit të presidentit për mandatarin.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re.

Konjufca tha se ky vendim do të shkaktoj revoltë qytetare dhe sipas tij qytetarët kanë votuar “badihava”.

“Kjo do të shkaktoj revoltë qytetare. Revolta vjen prej pakënaqësisë së natyrshme që nuk ka me pasë të votohet më në Kosovë dhe tash e tutje krijohet një sistem politik në të cilin nëse nuk e ke fituar 51 % të votave, nuk ke fituar asnjë votë. Gjithçka më pak se 51 e votave, ia garanton partnerit të koalicionit që të të rrëzojë kur të dojë dhe të bëjë marrëveshje brenda 25 minutave me partitë opozitare. Do të krijohet një parlament më i keq se i legjistraturës se qeverisë Haradinaj. Kjo qeveri ka me u detyru me kthy kokën kah PDK-ja. Një kryeminister marionet të cilit vegëzat do të ia terhëq një njeri që nuk ka marrë asnjë votë në zgjedhjet e fundit, Isa Mustafa. S’ka zgjedhje më, badihava paska votu qytetari edhe badihava voton”, ka deklaruar Konjufca në Rubikon./Gazeta Sinjali/