image Konjufca: Me Listën Serbe s’bëjmë koalicion si në të kaluarën

Politikë

Politikë/ Konjufca: Me Listën Serbe s’bëjmë koalicion si në të kaluarën

news image

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për mundësinë e përfshirjes së Listës Serbe në qeverinë e re.

Konjufca, ka thënë se Vetëvendosje e LDK nuk do të nguten në formimin e qeverisë për të mos përsëritur gabimet e së kaluarës.

Duke folur për përfshirjen e Listës Serbe në qeveri, Konjufca ka thënë se nuk do të pranojnë kushte nga ta në formulën qeverisëse.

“Nuk ka më “Kosovo i Metohija”… Do ta analizojmë me ekspertizën më të mirë përfshirjen e Listës Serbe në qeveri”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Konjufca ka thënë se ministri që duhet të zgjidhet duhet të jetë në konsultim me Listën Serbe. “Por nuk do të bëjmë marrëveshje për koalicion siç është bërë në të kaluarën”.

“Neni 1 i Kushtetutës thotë se qeveria zgjidhet me 61 vota. Aty nuk përmendet se ato votat duhet të jenë nga shqiptaret, serbët, turqit…”, tha Konjufca.

Konjufca ka pohuar se deri më tani bashkëpunimi Vetëvendosje-LDK është shembull për t’u ndjekur. /Gazeta Sinjali/