COVID-19

Të infektuar

1052

Të shëruar

820

Të vdekur

30

Politikë/ Konjufca: Kam marrë vendim për 40 persona të tjerë

news image

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjucfa ka thënë se ka marrë vendim për 40 persona.

Konjufca ka deklaruar se këto vendime nuk i ka bërë publike, pasi sipas tij nuk i ka bërë për publicitet, transmeton Gazeta Sinjali.

“Unë kam marrë vendim për 40 njerëz, për rreth 40 njerëz i kam marrë vendimet, nuk është kjo punë për publicitet. Kanë dhënë edhe parë për me u bë konsuj”, ka thënë Konjufca.

Ndërsa në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, para disa dite ka shpallur konkurs të brendshëm për diplomatë.

Kjo është bërë e ditur nga Kreshnik Ahmeti, i cili është shef i kabinetit të ministrit në detyrë, Glauk Konjufca.

Ahmeti përmes rrjetit social Facebook, kishte deklaruar se ky konkurs po bëhet për herë të parë që nga themelimi i MPJD-së.

“Gara e brendshme dhe procedurat transparente do të garantojnë përzgjedhjen më të mirë të mundshme të diplomatëve, të cilët do t’i zgjerojnë e thellojnë raportet me vendet e tjera dhe do t’i mbrojnë interesat e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, kishte shkruar ai.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca më 20 shkurt kishte vendosur që t’i shkarkonte 14 konsuj në ambasadat e Kosovës nëpër shtete të ndryshme. Në mesin e tyre ishte edhe Vlora Çitakut që ishte ambasadore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Konjufca në një emision televiziv më 26 mars kishte deklaruar se ka marrë vendim që të kthehen edhe 19 konsuj të tjerë. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin