image Konjufca: Abazi mund të ketë probleme me Qeverinë ose Grupin Parlamentar, por jo me mua si kryekuvendar

Politikë

Konjufca: Abazi mund të ketë probleme me Qeverinë ose Grupin Parlamentar, por jo me mua si kryekuvendar

news image

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, është deklaruar lidhur me pakënaqësitë që ka shfaqur bashkëpartiaku i tij, Haki Abazi, i cili nuk mori pjesë në seancën e fundit të Kuvendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Konjufca tha se është në dijeni për problemet e tij dhe se të gjitha ato kanë zgjidhje.

“Nuk i di të sakta, por ka thënë se do të bashkëbisedojë me kryeministrin dhe shefen e Grupit Parlamentar. Mendoj që së bashku me ta do ta rregullojmë çdo pakënaqësi që ai e ka shprehur në mënyrë publike. Është zgjedhja e tij që ka dashur ta bëjë publike, por sa e kam kuptuar nuk ka diçka personale që me thanë që do të shkaktojë pasoja për Grupin Parlamentar. Të gjitha problemet që i ka janë të zgjidhshme”, tha Konjufca në KTV.

Kryekuvendari shprehet i bindur se këto pakënaqësi nuk lidhen drejtpërdrejt me të, si kryetar i Parlamentit, po mund të kenë të bëjnë me Grupin Parlamentar të VV-së dhe Qeverinë.

“Ai e ka nda statusin në Facebook. Jo, absolutisht jo, unë jam shumë i hapur dhe në momentin që më kërkon takim, e kam takuar. I ka problemet të natyrave të tjera, nashta të mënyrës së funksionimit të Grupit Paralamentar, ka problem me relacionet me Qeverinë”, tha ai./GazetaSinjali/