image Konflikt mes tre personave në Viti, theret me thikë 17-vjeçari

Siguri

Konflikt mes tre personave në Viti, theret me thikë 17-vjeçari

news image

Përleshjet fizike në të cilat përfshihen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë. Vazhdimisht raportohen raste në Polici, por edhe nga qytetarët për rrahje të cilat në shumë raste kanë përfunduar tragjikisht për shkak të përdorimit të armëve të zjarrit e mjeteve të mprehta. Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në Viti, ku pas një konflikti verbal ku ishin përfshirë tre persona, situata ka eskaluar në dhunë fizike.

Sinjali mëson se si pasojë e kësaj ka mbetur i plagosur me thikë një 17-vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Pas dhënies së ndihmës së parë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, viktima është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin e dyshuar.

19-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit, ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’.

Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/