image Kapen rreth 17 kg drogë në Prishtinë, arrestohet i kërkuari nga Shqipëria e Italia

Siguri

Kapen rreth 17 kg drogë në Prishtinë, arrestohet i kërkuari nga Shqipëria e Italia

news image

Policia e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një operacion kundër drogës në Prishtinë, që ka rezultuar me një person të arrestuar dhe konfiskimin e rreth 17 kg drogë, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e Policisë thuhet se gjatë këtij aksioni të koduar si “Rrufeja” u arrestua shtetasi i Shqipërisë A.K., i cili dyshohej se posedonte 16.780 kilogramë marihuanë.

“Bazuar në urdhëresën e organeve të drejtësisë operacioni policor ka vazhduar me kontrollimin e lokacionit ku i njëjti banonte, me ç‘rast janë konfiskuar një valigje me (31) paketime substancë narkotike, një qese e najlonit me substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë, ku pesha totale kishte arritur rreth 16.780 kg, si dhe janë konfiskuar para kesh (100 euro), (2) telefona celularë, (2) pasaporta të Shqipërisë, (1) letërnjoftim i Kosovës, (2) patentë shoferë, njëri i Shqipërisë dhe tjetri i Italisë.”

Sipas Policisë, personi që u arrestua dyshohet se është i kërkuar edhe nga autoritetet e  Shqipërisë dhe Italisë.

“Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes, për përfshirje në veprën penale “Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.”

/GazetaSinjali/