image Konfiskohen luanët dhe tigrat e shfaqur në dokumentarin në Netflix pasi nuk pati përkujdesje ndaj tyre

Film

Konfiskohen luanët dhe tigrat e shfaqur në dokumentarin në Netflix pasi nuk pati përkujdesje ndaj tyre

news image

Zyrtarët kanë kapur 68 mace të mëdha nga kopshti zoologjik i Oklahomas të dokumentuar në seritë e Netflixit, “Mbreti tigër”.

Të enjten, Departamenti për Drejtësi ka deklaruar se kanë konfiskuar kafshët si pjesë e rastit kundër pronarëve Jeff dhe Lauren Lowe.

Zyrtarët kanë inspektuar kopshtin zoologjik tri herë që nga dhjetori 2020 dhe kanë lëshuar disa citime për pretendime për dështim të përkujdesjes së duhur të kafshëve.

Shtatë luanë, 46 tigra, 15 luan-tigër hibrid dhe një jaguar u gjetën, shkruan BBC.

Çifti Lowes akuzohen për shkelje të Aktit të Specieve të Rrezikuara dhe Aktit të Mirëqenies së Kafshëve.

Gjatë inspektimeve ata raportuan vazhdimisht për dështim të ofrimit të përkujdesjes adekuate të kafshëve e kushteve ku jetonin. /Gazeta Sinjali/