image Konfirmohet raportimi i Sinjalit: Një i arrestuar për therjen me thikë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë

Siguri

Konfirmohet raportimi i Sinjalit: Një i arrestuar për therjen me thikë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës e ka konfirmuar raportimin e Sinjalit për një ngjarje të rëndë që është regjistruar mbrëmjen e sotme në zemër të Prishtinës, në Sheshin “Zahir Pajaziti”, ku një i mitur ka mbetur i plagosur si pasojë e therjes me thikë.

Burime të sigurta nga Emergjenca bëjnë të ditur për Sinjalin se viktima është G.Q., 16-vjeçar. I mituri ka marrë një plagë në anën e majtë të shpinës dhe në momentin e gjetjes ka qenë në gjendje të vetëdijshme. Ai është dërguar menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor.

Policia thotë se për këtë është arrestuar një person.

“Sot rreth orës  22 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar.”, thotë Policia e Kosovës

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet janë duke hetuar për zbardhjen e plotë të rastit. Gjendja shëndetësore e të miturit pritet të konfirmohet nga mjekët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/