image Konfirmohet, Anthony Joshua-Tyson Fury do të zhvillojnë dy meçe

Sporte Luftarake

Konfirmohet, Anthony Joshua-Tyson Fury do të zhvillojnë dy meçe

news image

Promotori i Anthony Joshua ka konfirmuar që Joshua dhe Fury kanë pranuar që të zhvillojnë dy meçe mes tyre.

Sipas Eddie Hearn, marrëveshja në mes dy boksierëve tashmë është arritur, transmeton Gazeta Sinjali.

“Është e drejtë ta thuash që Joshua dhe Fury kanë arritur marrëveshje për kushtet financiare që të zhvillojnë këto meçe”, tha Hearn.

Data e mundshme se kur mund të ndodhin këto dy meçe nuk është zbuluar mirëpo sipas Hearn e rëndësishme është që dy boksierët kanë arritur marrëveshje.

Fury po pret të zhvillojë meçin me Deontay Wilder, ndërsa Anthony Joshua do të mbrojë titujt përballë Kubrat Pulev.

/Gazeta Sinjali/