image Konfirmohet aktakuza për korrupsion ndaj ish-ministrit Hasani, kryetarit të Malishevës Begaj dhe të tjerëve

Drejtësi

Konfirmohet aktakuza për korrupsion ndaj ish-ministrit Hasani, kryetarit të Malishevës Begaj dhe të tjerëve

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj ish– ministrit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, ish- zëvendësministrit të kësaj ministrie, kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetarit të kësaj komune Hajdin Berisha, Drejtorit të Gjeodezisë në Komunën e Malishevës, Bashkim Krasniqi, shefit të Gjeodezisë në Komunën e Malishevës Malë Kasniqi, inspektorit të Agjencisë Pyjore të Kosovës, Nazmi Kafexholli dhe Ahmet Rrahmanajt.

Ata po ngarkohen se duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin e tyre zyrtar, kanë krijuar Zonën Ekonomike në Malishevë, në zonat kadastrale Banjë, Bellanicë dhe Senik me qëllim të shpronësimit të tokave të blera me çmim të ulët, me një çmim shumë më të lartë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar avokati mbrojtës i Malë Krasniqit, Emrush Kastrati i cili ka njoftuar që ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Është refuzuar kërkesa e palëve për hedhje të aktakuzës, kështu që unë kam parashtruar ankesën në Gjykatën e Apelit”, tha Kastrati.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 1 korrik të këtij viti ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve Ragip Begaj, Hajdin Berisha, Bashkim Krasniqi, Malë Krasniqi, Bajram Hasani, Faton Thaqi, Nazmi Kafegjollii dhe Ahmet Rrahmani.

Sipas aktakuzës, shtatë të apostrofuarit e parë, akuzohen se kanë kryer veprën penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ndërsa, Ahmet Rrahmanaj, akuzohet për veprën penale “Shpëlarje parave”, ndërsa Nazmi Kafexholli akuzohet edhe për veprën penale “Mashtrim”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/