image Konfirmohen edhe 6 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

Konfirmohen edhe 6 raste të reja me koronavirus në Kosovë

news image

Janë konfirmuar edhe 6 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 1 mijë e 70 numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook.

“Sot më 30 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 6 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/