Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë konfirmuar 213 raste të reja me koronavirus.
Sipas Institutit gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në ekonominë më të madhe të Evropës shkoi në 182 mijë e 28, shkruan “The Guardian”.
Brenda 24 orëve u shënuan edhe 11 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 8 mijë e 522.
Gjermania është në mesin e vendeve evropiane me më së shumti të infektuar, por ka numër shumë më të vogël të viktimave krahasuar me Britaninë e Madhe, Italinë, Spanjën e Francën.
Qeveria gjermane e ka larguar një pjesë të madhe të masave kufizuese dhe po synon ta riaktivizojnë ekonominë e prekur rëndë nga pandemia./Gazeta Sinjali/