image Konfirmohen 9 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi

Rajon

Rajon/ Konfirmohen 9 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi

news image

Në Mal të Zi deri më tani janë konfirmuar 9 raste të reja me koronavirus, me ç’rast numri i përgjithshëm ka arritur në 233.

Nga orët e para të dielës e deri më sot në mëngjes, janë kryer 85 analiza ku 9 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, kanë bërë të ditur zyrtarë shëndetësor të këtij vendi.

Të gjithë të prekurit janë nga Podgorica, thonë në Institutin për Shëndetin Publik në Mal të Zi.

Sipas ekspertëve, numri i të prekurve me COVID-19 në këtë vend pritet të rritet gjatë ditëve në vijim./Gazeta Sinjali/