image Konfirmohen 86 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi

Rajon

Konfirmohen 86 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi

news image

Mali i Zi ka regjistruar 86 raste të reja me koronavirus brenda një dite, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu bëhet e ditur se 220 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, kështu numri i të shëruarve që nga 14 qershori ka arritur në 978.

“Një vdekje është raportuar në Danilovgrad. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 41 dhe që nga fillimi i vitit 50”, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi.

Shumica e rasteve të reja me COVID-19 janë nga Podgorica, 27 dhe Nikshiqi me 24.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Mal të Zi ka arritur në 1 mijë e 855./Gazeta Sinjali/