image Konfirmohen 20 raste të reja në Kosovë, shkon në 165 numri i të infektuarve

Kosovë

Konfirmohen 20 raste të reja në Kosovë, shkon në 165 numri i të infektuarve

news image

Konfirmohen 20 raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke e çuar në 165 numrin total të të infektuarve, shkruan Gazeta Sinjali.

Njoftimi është bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Sot më 06.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 129 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, njëzet (20) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Sinjali/