image Konfirmohen 188 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Konfirmohen 188 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar edhe raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur IKSHPK përmes një njoftimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 462 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 188 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 10.247, nga 40.646 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./Gazeta Sinjali/