image Konfirmohen 178 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

Konfirmohen 178 raste të reja me koronavirus në Kosovë

news image

Sonte në Kosovë janë konfirmuar edhe 178 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), përmes një postimi në Facebook.

“ Sot më 04 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 346 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 178 raste pozitive. ”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/