image "Komunat rrezikojnë të mbesin pa buxhet", AKK me kërkesë urgjente për Ministrinë e Financave dhe Transfereve

Financa

“Komunat rrezikojnë të mbesin pa buxhet”, AKK me kërkesë urgjente për Ministrinë e Financave dhe Transfereve

news image

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës kërkon urgjentisht nga Ministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati që të lëshoj Qarkoren e dytë Buxhetore, raporton Gazeta Sinjali.

Lëshimi i kësaj Qarkore ju mundëson Komunave të Republikës së Kosovës që të fillojnë procesin final të planifikimit buxhetor.

Sinjali ka kontaktuar me Jeton Abazin, kryesuesin e kolegjiumit të financave në kuadër të AKK, i cili tha se mos lëshimi i Qarkores së dytë Buxhetore iu shkakton telashe komunave të Kosovës.

“Është hera e parë që nuk lëshohet Qarkorja Buxhetore gjatë muajit korrik. Kërkesa jonë është që Ministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve të lëshoj Qarkoren e dytë Buxhetore urgjent në konform Ligjit të Menaxhimit të Financave Publike dhe Përgjegjësitë, po ashtu edhe në mënyre që ne jemi në gjendje të fillojmë me planifikim të buxhetit.

Kjo teknikisht është e pamundur të realizohet deri me datën 1 shtator. Ne veç jemi vonë, por megjithatë më mirë vonë se hiç të lëshohet kjo Qarkore dhe ne të jemi drejt realizimit final buxhetor.

Pa lëshimin e Qarkores Buxhetore, komunat e Kosovës nuk e dinë sa do kenë akoma buxhet për vitin e ardhshëm, jemi të detyrum që këtë buxhet me e shpërnda në kategori ekonomike deri me datën 1 shtator dhe me ia dorëzu asamblesë komunale për aprovim”, tha Abazi për Sinjalin.

/GazetaSinjali/