image Komuna: Të infektuarit me koronavirus në Pejë kanë lidhje familjare dhe nuk kanë pasur kontakte tjera

Kosovë

Njoftim/ Komuna: Të infektuarit me koronavirus në Pejë kanë lidhje familjare dhe nuk kanë pasur kontakte tjera

news image

Komuna e Pejës ka njoftuar se rastet e konfirmuara me koronavirus nga IKSHPK në këtë komunë, kanë lidhje familjare, dhe sipas njoftimit ata nuk kanë pasur kontakt me persona të tjerë sepse kanë qenë të izoluar.

“Katër persona janë nga fshati Llugagji, dhe një është nga lagja Dardania në Pejë. Që të gjithë në lidhje familjare me zonjen për të cilen kemi qenë të njoftuar më parë”, njofton Komuna e Pejës.

“Ju njoftojmë se pesë personat që kanë rezultuar me rezultat pozitiv kanë qenë të izoluar dhe nën përkujdesin e Policisë së Kosovës. Ata persona nuk kanë pasur kontakte me persona tjerë dhe nuk kanë pasur mundësi ta transmetojnë virusin te personat tjerë”, thekson njoftimi.

IKSHPK ka konfirmuar 6 raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke e çuar në 132 numrin total të të infektuarve./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/zip.peja/posts/3404662032895931?__xts__[0]=68.ARAEtc3XwzYtUcaKgHpHB4-NeGI9H96bybEkLzJatbpce_3lxoOvkgkHI8uenHlH6FfnNNyMfb9rCq8BdqjjdYpjmOcr9AmVXVYKQJeBhQdOopp00PoXOq6AoxSsQqkr25RfxBM-hKPcz5QXoy8aKaYjBJj7dXMYDyub_08HLy1526sIWcG2FDw4U22sBWqfo707OHqm1LNoMzQq1wPtH_L5k6ILcHPs4NUmOZUODCsfYFGUo8fmWVQHkaGdcXlT_z9htps77iCllIkUbhvoK0Vqix8wTQTp5zIwsBrqTyM8vexIpr4Mh5SZrtXOwjnoKprbxXZPzVyPqzK45QLGWA&__tn__=-R