image Komuna merr vendim të ri për dyqanet ushqimore në kryeqytet

Kosovë

Masa/ Komuna merr vendim të ri për dyqanet ushqimore në kryeqytet

news image

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka marr vendim që të gjitha dyqanet ushqimore në Prishtinë, të dezinfektojnë karrocat dhe shportat që shërbejnë për bartjen e produkteve ushqimore.

Ahmeti ka thënë se këto masa do të vlejnë nga sot e deri në përfundim të pandemisë.

“Obligohen të gjithë dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore në Komunën e Prishtinës, që në baza të rregullta/vazhdimisht gjatë ditës të dezinfektojnë, të gjitha karrocat dhe shportat që shërbejnë për bartjen e produkteve ushqimore dhe të njëjtën duhet ta dëshmojnë me raporte përkatëse të kompanive të dezinfektimit”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai ka treguar se dyqanet e shitjes obligohen që të caktojnë një person i cili do të merret me respektimin e distancës nga klientët.

“Obligohen të gjithë dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore në Komunën e Prishtinës që të caktojnë një person përgjegjës i cili do të merret me respektimin e distancës së klientëve gjatë blerjes së produkteve ushqimore”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka theksuar se bizneset të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në bazë të legjislacionit në fuqi./Gazeta Sinjali/