image Komuna e Vushtrrisë edhe këtë vit do të ndajë nga 120 euro për çdo fëmijë të porsalindur

Sociale

Komuna e Vushtrrisë edhe këtë vit do të ndajë nga 120 euro për çdo fëmijë të porsalindur

news image

Komuna e Vushtrrisë edhe në këtë vit do të shpërblejë me nga 120 euro çdo fëmijë të porsalindur, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësja komune, Xhafer Tahiri. Ai ka thënë se për dy vite po zbatohet një politikë e re në mbështetje të jetës, prindërve e fëmijëve.

Edhe këtë vit, Komuna e Vushtrrisë do të ndaj 120€ për fëmijët e porsalindur në qytetin tonë. Pra për të 2 vit me radhë po zbatojmë një politikë të re në mbështetje të jetës, prindërve e fëmijëve, duke synuar që të bëhet politikë nacionale!  Buxhetin e kemi siguruar, ndërsa procedurat e aplikimit janë të njejtat!”, ka shkruar Tahiri. /Gazeta Sinjali/