image Kompania e Pastrimit i lë pas dore, banorët e Podujevës në hall me mbeturinat

Sinjalizime

Kompania e Pastrimit i lë pas dore, banorët e Podujevës në hall me mbeturinat

news image

Problemi me mbeturinat po vazhdon të jetë ndër më i madhi për qytetarët e vendit. Pamjet e rrugëve të mbushura me to nuk janë të rralla, shkruan Gazeta Sinjali.

Pavarësisht se kompanitë e pastrimit duhet të largojnë mbeturinat nga qytetet dhe fshatrat, nganjëherë kjo gjë nuk ndodh.

Natyrisht se shkakton reagime siç ka ndodhur edhe së fundmi në një fshat të Podujevës.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga fshati Merdare i kësaj komune, ku shihen kotejnerët e berllogut afër shtëpive.

Sipas informatave nga sinjalizuesi, mbeturinat nuk janë larguar aty që nga dita e martë, pavarësisht se banorët janë të rregullt me pagesë çdo muaj.

Sinjalizuesi bën të ditur për Sinjalin se kanë telefonuar Kompaninë e Pastrimit, por e njëjta gjë ka ndodhur sërish.

/GazetaSinjali/