image Komiteti i Jashtëm i Kongresit amerikan: BE-ja t’ia liberalizojë menjëherë vizat Kosovës

Botë

Komiteti i Jashtëm i Kongresit amerikan: BE-ja t’ia liberalizojë menjëherë vizat Kosovës

news image

Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, kanë kërkuar nga BE-ja që Kosovës t’i sigurojë sa më shpejtë liberalizimin e vizave.

“Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Këshilli duhet ta përmbushë premtimin dhënë Kosovës dhe ta sigurojë menjëherë liberalizimin e vizave”, shkruhet në një status në llogarinë zyrtare në Twitter të këtij komiteti.

Një thirrje të njëjtë të dielën kanë bërë diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger si dhe Peter Beyer.

Ndërkohë që raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se presidenti i Francës, Emanuel Macron dhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte, janë personat kryesorë që nuk e përkrahin liberalizimin e vizave për Kosovën./ Gazeta Sinjali/