image Komisioni për Buxhet sot diskuton për situatën në Trust

Financa

Komisioni për Buxhet sot diskuton për situatën në Trust

news image

Komisioni Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhjen e radhës, raporton Gazeta Sinjali.

Në mbledhjen që pritet të fillojë në orën 13:30, pritet të diskutohet rreth situatës në Trustin Pensional.

Të ftuar për të raportuar janë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli.

/GazetaSinjali/