image Komisioni parlamentar refuzon kërkesën e KOSTT-it për ndarjen e 33 milionë euro për rrymën në veri

Financa

Komisioni parlamentar refuzon kërkesën e KOSTT-it për ndarjen e 33 milionë euro për rrymën në veri

news image

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e refuzoi kërkesën e KOSTT-it për 33 milionë euro për rrymën në veri, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të këtij komisioni, i cili po shqyrton në lexim të dytë Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin 2022, i planifikuar 2 miliardë e 748 milionë euro.

Me shumicë votash, komisioni ka refuzuar edhe kërkesën e Këshillit Gjyqësor për rritjen e buxhetit për këtë institucion.

Po ashtu ky komision ka refuzuar kërkesën e Institucionit të Avokatit të Popullit për krijimin e tetë pozitave të reja për punë, rritjen e fondit për paga dhe mëditje.

Ndaj këtyre refuzimeve të kërkesave për Këshillin Gjyqësor dhe Avokatin e Popullit, ka reaguar deputeti nga LDK Avdullah Hoti, i cili tha se këto refuzime janë në kundërshtim me parimin e institucioneve.

Hoti tha se në këtë mënyrë siç po refuzohen kërkesat, Kuvendi dhe Komisioni për Buxhet do të vijë në situatën për leximin e tretë të këtij buxheti.

Ndërsa, kryesuesi i Grupit punues, Eman Rrahmani, tha se arsyet e refuzimit të këtyre kërkesave është për shkak të tavaneve buxhetore.

Komisioni ka refuzuar edhe dy kërkesa të ARKEP-it për rritjen e buxhetit për paga dhe mëditje.

Gjatë shqyrtimit të kërkesave, Rrahmani tha se Grupi Punues ka vendosur të mos përkrahet kërkesa e AKI-së për punonjës shtesë dhe për paga.

Po ashtu, Komisioni pas shqyrtimit të Grupit punues ka vendosur që mos të aprovohen 31 kërkesat e komunave në vend./GazetaSinjali/