image Komisioni Evropian kërkon themelimin e Asociacionit dhe arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë

Politikë

Komisioni Evropian kërkon themelimin e Asociacionit dhe arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë

news image

Raporti i Progresit i Komisionit Evropian thekson se Kosova duhet të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe të arrijë marrëveshjen finale me Serbinë.

Komisioni Evropian, edhe këtë vit, inkurajon Qeverinë e Kosovës që të angazhohet në procesin e dialogut dhe t’i rinisë negociatat për ta arritur marrëveshjen finale me Serbinë, e cila në raport cilësohet si çështje urgjente.

Komisioni Evropian thotë se Kosova se duhet t’i zbatojë në tërësi marrëveshjet e nënshkruara më parë me Serbinë, përfshirë atë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Kur bëhet fjalë për gjendjen e në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara: Gjatë periudhës raportuese, dispozitat e marrëveshjes nuk janë respektuar nga Kosova në një rast; Gjatë periudhës raportuese, nuk ka pasur progres të mëtejshëm në zbatim të Marrëveshjeve të 25 gushtit 2015.”

Asnjë përparim nuk është bërë në lidhje me Asociacioni/Bashkësinë e komunave me Shumicë Serbe dhe Kosovës ende nuk është angazhuar në mënyrë konstruktive në krijimin e tij”, theksohet në Raportin e Progresit.

Në raport është përmendur edhe marrëveshja e vitit të kaluar për çështja e personave të zhdukur.

Gjatë periudhës raportuese, nuk është arritur përparim i mëtejshëm në negociatat mbi marrëveshjen e normalizimit gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese. Përparimi fillestar në marrëveshje ishte bërë në vitin 2020, kur palët ranë dakord t’i zgjidhin përkohësisht çështjet e personave të zhdukur, personave të zhvendosur, për bashkëpunimin ekonomik dhe fillimin e negociatave për pretendimet pronësore dhe financiare. Qeveria e re e Kosovës inkurajohet të angazhohet në mënyrë konstruktive dhe t’i rinisë negociatat për marrëveshjen e normalizimit gjithëpërfshirës”, thuhet në raport.

Ndërsa, sa i përket marrëveshjes së fundit për çështjen e targave të automjeteve, sipas raportit, BE-ja pret që palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në këtë proces për ta siguruar lirinë e lëvizjes për qytetarët. /Gazeta Sinjali/